Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Gjakovë, rreth orës 07:55, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia njofton se një burrë është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Tutje siç theksohet në raportin 24 orësh, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Hetimet lidhur me rastin kanë filluar.
“Gjakovë 09.11.2024 – 07:55. Është raportuar se në vendin e tij të punës është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/