Si erdhi deri tek plagosja e zyrtarit policor në Fushë Kosovë – Njëri nga të dyshuarit u arratis

Si erdhi deri tek plagosja e zyrtarit policor në Fushë Kosovë – Njëri nga të dyshuarit u arratis

Një polic, jashtë detyrës zyrtare është plagosur gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë.

Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se viktima ishte kalimtar rasti, në momentin kur kishte ndodhur mosmarrëveshja mes dy grupeve.

Ai u dërgua për tretman në QKUK.

Lidhur me rastin, dy persona janë intervistuar nga prokurori, derisa njëri nga të dyshuarit ishte arratisur nga vendi i ngjarjes.

Njësitet policore me urdhër të prokurorit kanë kryer bastisje në lidhje me rastin, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar.

Në konsultim me prokurorin, janë inicuar veprat e cekura penale, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, kanosje edhe armëmbajtje pa leje”.

Related Articles