MINT hap tender për blerjen e grurit për Rezervat Shtetërore, pas raportimeve për keqpërdorime në të kaluarën

MINT hap tender për blerjen e grurit për Rezervat Shtetërore, pas raportimeve për keqpërdorime në të kaluarën

Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e udhëhequr nga ministrja Rozeta Hajdari, sot ka hap tender publik për blerjen e grurit për nevojat e Rezervave Shtetërore, shkruan Enigma.

Sipas të dhënave në dosjen e tenderit kjo ministri për sasinë e përafërt prej 13,300-13,333 tonë, ka ndarë 4 milionë euro.

“Furnizim me grurë për nevojat e Rezervave Shtetërore për vitin 2024” .

Prokuroria Speciale vitin që shkoi e trajtoi rastin e rezervave shtetërore pas pretendimeve për keqpërdorime nga ana e Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në vitin 2021, MINT ka shpallur tri herë procedurat e prokurimit për të blerë një sasi të Rezervës Shtetërore, nga të cilat një procedurë e prokurimit ka përfunduar me sukses, ndërsa dy procedura të prokurimit kanë dështuar, për shkak të mos ofertimit nga operatorët ekonomik”- thuhej në komunikatë.

Tre persona, dy zyrtarët e shtetit, Irfan Lipovica dhe Haviz Gara si dhe biznesmeni Rdvan Muharremi u arrestuan vitin që shkoi nën dyshimin për dallavere me blerjen e rezervave shtetërore.

Ridvan Muharremi, Irfan Lipovica dhe Hafiz Garan, të dyshuar në lidhje me keqpërdorimin e rezervave shtetërore, ishin liruar nga masa e paraburgimit më 31.08.2024 nga Gjykata e Apelit.

Gjykata e Apeli kishte konstatuar se në arsyetimin e Themelores për caktimin e paraburgimit nuk ka pasur mbështetje të artikulueshme mes provave të paraqitura dhe veprimeve të të pandehurve.

Sipas vendimit të Apelit në vendimin për caktimin e paraburgimit, më shumë ka pasur shpjegim kronologji të rastit, sesa vlerësim dhe arsyetim mbi faktet që janë paraqitur në kërkesën për caktimin e paraburgimit.

Tutje sipas vendimit të Apelit, në caktimin e paraburgimit themelorja ka pranuar në tërësi kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit, duke mos u vlerësuar arsyeshmërinë e provave në drejtim të ekzistimit të dyshimit të bazuar.

Mediat kishin publikuar audio-incizime në të cilën dëgjohen sipas publikimit dy zyrtarë të MINT-it të cilët pretendojnë se vaji i paguar nga Polonia, nuk iu bashkua rezervave shtetërore.

Në vitin 2022., Qeveria e Kosovës kishte vendosur që furnizimi me produkte të Rezervave Shtetërore të Mallrave të përjashtohet nga procedurat e prokurimit.

Kjo kërkesë qe u aprovua nga Qeveria, erdhi nga Departamenti i Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Industrisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën është miratuar kërkesa e Departamentit të Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që furnizimi me produkte të Rezervave Shtetërore të Mallrave të përjashtohet nga procedurat e prokurimit. Gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, Republika e Kosovës ka rritur sasinë e nevojshme të rezervave në përputhje me Programin për rezervat shtetërore. Ndërkaq vendimi i sotëm ka për qëllim lehtësimin e mëtejmë të furnizimit me produkte të rezervës shtetërore, sipas nevojave”, thuhej në njoftim.

Rezervat shtetërore shfrytëzohen në rast të fatkeqësive të mëdha natyrore apo luftës.

Related Articles