Ylli i rrjeteve sociale, Jake Paul e mposhti boksierin legjendar, Mike Tyson me vendim unanim të gjyqtarëve mbrëmë në “AT&T Stadium” në Arlington, Texas, në njërin prej meçeve më të pazakontë në histori të sportit.
Por sa fitoi Tayson nga ky meç?
I konsideruar si një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, 58-vjeçari Mike Tyson nuk dihet zyrtarisht ende sa para ka fituar nga meçi ndaj Paul.
Megjithëse promotorët nuk zbuluan saktësisht se sa fitoi Tyson për luftën e së premtes, raportet nga burime në internet, duke përfshirë DraftKings Network, vlerësojnë se ai do të fitojë rreth 20 milionë dollarë, raporton CBS NEWS.
Ndërsa Jake Paul, 27 vjeç, raportohet se do të fitojë 40 milionë dollarë, gjithnjë sipas një vlerësimi nga DraftKings Network dhe burime të tjera – dyfishi i asaj që pritet të marrë Tyson për luftën.
Një shpjegim i thjeshtë për këtë mund të jetë se Paul, një ndikues kryesor social me 27 milionë ndjekës vetëm në Instagram, është gjithashtu bashkëthemelues i Most Valuable Promotions (MVP), kompania që promovon ekstravagancën në partneritet me Netflix. Pasuria e tij neto vlerësohet në 80 milionë dollarë, sipas Celebrity Net Worth.