Presidenca jep detaje pas takimit të Osmanit me gjeneralin Wesley K. Clark

Presidenca jep detaje pas takimit të Osmanit me gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të enjte ka pritur në takim gjeneralin Wesley K. Clark, raporton Gazeta “Enigma”.

Presidenca e Republikës së Kosovës përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook ka njoftuar se presidentja Osmani sot ka pritur në takim gjeneralin Wesley K. Clark, ish-komandant suprem i NATO-s për Evropë, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, e cila luajti një rol të rëndësishëm për lirinë e Kosovës.

“Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës, duke siguruar një të ardhme ku dinjiteti mbizotëron mbi frikën dhe shtypjen”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Në takim me gjeneralin Clark, Presidentja Osmani theksoi progresin e Kosovës ndër vite, duke vënë në dukje punën e vazhdueshme për ta forcuar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, sikurse edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Sipas Presidentes Osmani e ardhmja e Kosovës është e qartë në synimin për integrimin euroatlantik dhe partneritet të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara./Gazeta Enigma/

Related Articles