Moti ftohtë, rritet shfrytëzimi i energjisë – KESCO apelon për konsum nën 800 kWh

Moti ftohtë, rritet shfrytëzimi i energjisë – KESCO apelon për konsum nën 800 kWh

Në Kosovë temperaturat kanë filluar të bien dhe moti të jetë i ftohtë.

Me ç’rast konsumi i energjisë elektrike është duke arritur pikun e tij.

Për këtë ka reaguar Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO).

Kjo kompani ka apeluar ndaj konsumatorëve të mbajnë konsumin nën 800 kWh.

“Sezoni i ftohtë ka nisur dhe konsumi i energjisë po arrin pikun e tij. Ju lutemi të mbani konsumin tuaj mujor nën 800 kWh. Duke kursyer përfitoni fatura më të ulëta dhe ndihmoni funksionimin e qëndrueshëm të sistemit elektroenergjetik për të gjithë”, thuhet në njoftimin e KESCO-s. /Gazeta Enigma

Related Articles