Ministri Çeku prezanton stadiumet për komunat tjera, e “harron” Gjilanin

Ministri Çeku prezanton stadiumet për komunat tjera, e “harron” Gjilanin

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se Peja e Ferizaji po bëhen me stadiume të reja, Prizreni e Vushtrria me rinovim total, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook Çeku ka njoftuar se ka përfunduar hartimi I këtyre projektve, ndërsa sot I kanë shpallur edhe procedurat e prokurimit.

“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit. Peja e Ferizaji po bëhen me stadiume të reja, Prizreni e Vushtrria me rinovim total”, ka shkruar ai.

Tutje Çeku ka theksuar se “ka përfunduar hartimi i projekteve zbatuese për stadiumet e Pejës, Ferizajit, Prizrenit dhe Vushtrrisë, ndërsa sot i kemi shpallur procedurat e prokurimit. Nga 19 milionë euro për Pejën e Ferizajin, 13 milionë për Prizrenin dhe pesë milionë për Vushtrrinë (për stadiumin e Vushtrrisë komuna ka hartuar projektin dhe bashkëfinancon rinovimin me 20 përqind)”.

“Vazhdojmë me vendosmëri të plotë zbatimin e planit tonë pesë vjeçar për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit në vend”, ka shkruar ai.

Ndjekësit e tij kanë “bombarduar” ministrin e Sportit në lidhje me stadiumin e qytetit në Gjilan. /Gazeta Enigma/

Related Articles