Kreu i NATO-s, Mark Rutte, zhvilloi bisedime me presidentin e zgjedhur të ShBA-së, Donald Trump, në Florida për “çështjet e sigurisë globale që po përballet aleanca”.
Takimi u zhvillua të premten në Palm Beach, tha Farah Dakhlallah, zëdhënësja e NATO-s Farah Dakhlallah., në një deklaratë.
Gjatë mandatit të tij të parë, Trumpi ushtroi presion të fortë mbi Europën për të rritur shpenzimet për mbrojtje dhe vuri në dyshim drejtësinë e aleancës transatlantike të NATO-s.
Ish-kryeministri holandez kishte thënë se dëshironte të takohej me Trumpin dy ditë pas zgjedhjes së tij më 5 nëntor, për të diskutuar rrezikun nga përkeqësimi i marrëdhënieve mes Koresë së Veriut dhe Rusisë.