Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pas deklarimeve të ekzekutivit dhe sistemit prokurial, që e kanë akuzuar njëri tjetrin për ndërhyrje raporton Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se Qeveria dhe sistemi prokurorial po luajnë ping-pong me akuza.
“Qeveria e sistemi prokurorial duke lozur ping pong me akuza e kunder-akuza.Mirë që KPK e ushtron rolin kushtetues dhe ligjor duke mbrojtur pavaresinë e saj nga deklaratat politike të ministrave dhe qeverisë në pushtet”, tha ai.
Por ai shtoi se “Më mirë do ishte sikur të ishin përnjemend të pavarur dhe të ushtronin edhe rolin tjetër kushtetues dhe ligjor, duke i mbajtur përgjegjës dhe ndjekur penalisht ministrat dhe secilin që e keqpërdor buxhetin e Kosovës”, theksoi ai.
“Sigurisht, këta janë dështaka të dëshmuar dhe të papërmirësuar. E këtë po shfrytezojnë secila Qeveri e korruptuar”, u shpreh i mllefosur ai. / Gazeta Enigma.