Shqiptarët e Sparta Pragës sonte iu bëjnë ‘konak’ yjeve të Atletico Madridit

Shqiptarët e Sparta Pragës sonte iu bëjnë ‘konak’ yjeve të Atletico Madridit

Sparta e Pragës sonte do t’ju bëj konak yjeve të Atletico Madridit.

Ndeshja e cila zhvillohet në “Epet Arena” do të jetë tejet e veçantë për shqiptarët që luajnë për skuadrën çeke.

Kjo lojë zhvillohet me fillim nga ora 18:45.

Në formacionin startues pritet të jenë Albion Rrahmani dhe Qazim Laçi, derisa Ermal Krasniqi nuk do të mund të luajë pasi që është i lënduar.

Sparta aktualisht gjendet në vendin e 26-të të renditjes në Champions, duke pasur një fitore, një barazim e dy humbje.

Derisa spanjollët e Atletico Madrid, janë në vendin e 23-të me dy fitore dhe dy humbje.

Related Articles