Osmani viziton Kolumbinë, pritet me nderime

Osmani viziton Kolumbinë, pritet me nderime

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vizituar Kolumbinë.

Në vizitën e saj zyrtare ajo u prit me  nderime nga presidenti i Senatit dhe i Kongresit të Kolumbisë, Efrain Cepeda.

Në një postim në Facebook, Osmani shkroi se gjatë vizitës atje diskutuan për “rëndësinë e paqes dhe promovimin e vlerave që na përbashkojnë, për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës”.

Ajo gjithashtu u shpreh falënderuese për mikpritjen, mbështetjen dhe bisedën e përzemërt. /Gazeta Enigma

Related Articles