Rusia ka njoftuar se një sistem kyç i mbrojtjes ajrore dhe një bazë ajrore në rajonin Kursk janë goditur nga Ukraina me raketa Atacms të SHBA-së.
Kjo deklaratë e Ministrisë ruse të Mbrotjes erdhi pasi Ukraina pati lajmëruar se ka goditur caqe në rajon.
Ndërkohë, autoritetet në Ukrainë kanë treguar se Rusia ka lëshuar një rekord prej 188 drona në një sulm të hënën.
Tensionet janë në nivel të lartë që kur SHBA-ja e lejoi Ukrainën t’i përdorë raketat Atacms mbi caqe brenda Rusisë, si përgjigje për vendosjen e trupave verikoreane në Rusi, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.
Sulmet e para me Atacms në territor rus u raportuan të martën e kaluar, kur Rusia tha se copat që ranë shkaktuan zjarr në një objekt ushtarak. /Gazeta Enigma