Për 28 Nëntorin, “Skifterat” e bëjnë me shtëpi një familje pesë-anëtarëshe në nevojë

Për 28 Nëntorin, “Skifterat” e bëjnë me shtëpi një familje pesë-anëtarëshe në nevojë

Tifo grupi nga Gjilani, “Ultras Skifterat”, kanë bërë një gjest shumë të dobishëm, duke e bërë me shtëpi të re një familje pesë-anëtarëshe në nevojë.

“Nuk kishte si të nisej më mirë kjo ditë e ngrohtë me diell në prag feste sesa duke rehatuar një familje 5 anëtarëshe me strehim të ri!”, thuhet në njoftimin e tifozërizë.

“Shtëpinë që ia kishim ndërtuar para 4 vitesh të ndjerit Zenun Zymberit e renovuam dhe ia dorëzuam pronarit të ri Nesret Riza Ibraimit nga Qarri!”, ka shkruar tifo grupi në një postim në Facebook.

“Ultras Skifterat” falemnderuan të gjithë kontribuesit e mëhershëm për ndërtimin e shtëpisë dhe donatorët për funksionalizimin e sërishëm të saj.

Shërbimet internetit për vit nga Telkos!

10 metra dru për ngrohje nga Flamur Shabani dhe donatori M.A!

Tavolinë buke nga Mobileria Bungu!

Paisje sanitare nga Elektro AS!

Material per ngjyrosje nga AR Katana!

Paisje dhe montim me laminat nga Arianit Bajrami dhe Granit Zymberi!”, janë lista e donatorëve për këtë gjest human.

“Gëzuar të gjithë shqiptarëve festat e Nëntorit, qofshin festa të bashkimit dhe ndihmës pér njëri tjetrin”, tuhet në fund të njoftimit nga një ndër tifozëritë më të mëdha në vend, “Ultras Skifterat”. /Gazeta Enigma

Related Articles