Dy nga skuadrat më të trofeshme në garat evropiane, Liverpul dhe Real Madrid do të përballen sonte në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja zhvillohet në “Anfield”, më fillim nga ora 21:00.
Kampioni në fuqi po përballet me shumë lëndime këtë sezon, derisa trajneri Carlo Ancelotti tashmë ka publikuar formacionin zyrtar.
Në mungesë të Vinicius Jr, sulmi i Realit do të udhëhiqet nga Kylian Mbappe, i mbështetur nga Jude Bellingham e Brahim Diaz.
Liverpuli është skuadra e vetme e cila ka të gjitha fitore këtë sezon të Ligës së Kampioneve, me 12 pikë të grumbulluara, derisa Real Madrid ka dy fitore e dy humbje.