Pas shpërthimit të mbrëmshëm në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, ku u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar bastisje në dy fshatra të rajonit.
Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat përgjegjës për këtë akt, njofton Gazeta Enigma.
Policia ka intensifikuar veprimet e saj për të siguruar infrastrukturën kritike dhe për të parandaluar ngjarje të tjera të ngjashme.
Lajmin e konfirmoi zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili tha se në fshatrat Varragë dhe Uglarë, në territorin e komunës së Zubin Potokut, janë duke u bërë bastisje.
“Po, policia po bën kontrolle, por nuk mund të them asgjë më shumë për këtë”, tha shkurt ai./GazetaEnigma/