Drita ka fituar në udhëtim te Ballkani në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Gjilanasit kanë arritur të marrin një fitore të madhe ndaj rivalëve të vendit të dytë, duke rritur kështu edhe më shumë diferencën e pikëve me ndjekësit në tabelë.
Pjesa e parë e ndeshjes u takoi për një nuancë mysafirëve, të cilët arritën të shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 22-të të takimit me anë të Almir Ajzerajt, i cili shënoi një gol të bukur për epërsinë 0-1.
Në pjesën e dytë, vendasit filluan më mirë duke rrezikuar shumë derisa gjeten golin e barazimit, por mysafirët u rikthyen përsëri duke shënuar dy gola tjerë.
Sunday Adetunji (64’) shënoi për barazimin 1-1, por Blerim Krasniqi (72’) riktheu epërsinë 1-2, teksa Arb Manaj nga afërsia shënoi për 1-3.
Pas kësaj fitore, Drita e sheh veten në pozitën e parë me 34 pikë, teksa Ballkani i dyti me 26 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, gjilanasit e presin Dukagjinit, teksa therandasit luajnë në udhëtim te Ferizaj.