Llapi i bën tetë ndeshje pa shijuar fitoren, barazon me Ferizajn

Llapi i bën tetë ndeshje pa shijuar fitoren, barazon me Ferizajn

Llapi ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Ferizajt në ndeshjen të vlefshme për javën e 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi llapjan ishte afër t’i rikthehej fitores pas plotë shtatë ndeshjeve, por u ndal përsëri në ndeshjen e luajtur “Zahir Pajaziti”.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja ekipet, me vendasit për një nuancë më të mirë.

Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti t’i ndryshojnë shifrat dhe ekipet në pushim shkuan me barazim 0-0.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin përsëri skuadër më e mirë duke rrezikuar më shumë, por golin e gjeten vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.

Goli erdhi me anë të Hamdi Namanit (89′), i cili shënoi për 1-0, por kur pritej që ndeshja të mbyllej, në skenë doli Sokol Kiqina (90+9) duke barazuar shifrat në 1-1 dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Pas këtij barazimi, Llapi ngjitet në pozitën e shtatë me 17 pikë, teksa Ferizaj renditet i nënti me 16 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, llapjanët udhëtojnë te Suhareka, ndërsa ferizajasit e presin Ballkanin.

Related Articles