Një burrë vdes në spitalin e Gjakovës, u gjet i shtrirë në rrugë

Një burrë vdes në spitalin e Gjakovës, u gjet i shtrirë në rrugë

Pasditën e së shtunës një burrë është gjetur i shtrirë në rrugë në Gjakovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia tutje ka njoftuar se i njëjti është dërguar në spital ku më pas ka vdekur.

“Në Gjakovë, po më 30 nëntor, rreth orës 17:10, është raportuar se një viktimë mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë. Ai është dërguar menjëherë në spital, por ka ndërruar jetë”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet dhe po trajtohet si “Hetim i vdekjes”. /Gazeta Enigma/

Related Articles