Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka njoftuar se takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel ka përfunduar, raporton Gazeta Enigma.
Lajçak tha se me Bislimin dhe Petkoviqin kanë diskutuar për elementet e dialogut, marrëveshjet e kaluara dhe hapat e ardhshëm.
“Sapo përfundova dy ditë të diskutimeve të gjera dhe të thella me dy Kryenegociatorët dhe ekipet e tyre mbi gamën e plotë të elementeve të Dialogut – marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Ne të gjithë ramë dakord se ka ende shumë punë për të bërë dhe ne do të vazhdojmë”, ka shkruar Lajçak./Gazerta Enigma/