Sindikata e Shëndetësisë sot proteston në Prishtinë, duke kërkuar kushte më të mira për puntorët, shkruan Gazeta “Enigma”.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Kosoves (BSPK), Atdhe Hykolli.
Hykolli në një përgjigje për Gazetën “Enigma” tha se përveq protestave që u organizuan ditën e djeshme nga SBASHK-u, sot edhe Sindikata e Shëndetësisë do të zhvilloj protesta në Prishtinë.
Sindikalistët janë të pakënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave dhe njëherit me mungesën e Kontratës Kolektive, e cila njihet si “Kushtetuta e punëtorëve”. /Gazeta Enigma/