Gjykata Speciale ka bërë bujë sot në Kosovs, duke arrestuar katër figura.
U arrestuan ish-komandantët e UÇK-së Isni Kilaj e Fadil Fazliu, ish-shefi i AKI-së Bashkim Smakaj, si dhe ish-zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Në lidhje me këto arrestime, nga Gjykata thanë se Zyra e Prokurorit po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet “në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë”.
“Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Speciale. /Gazeta Enigma