Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot është takuar me presidentin e SHBA Donald Trump dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, raporton Gazeta “Enigma”.
Në një postim në platformën X, ajo ka thënë se në emër të popullit të Kosovës e ka përgëzuar Trumpin për fitoren e tij, duke shtuar se ishte nder për të takimi me dy presidentët në Paris.
“Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë. Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të ShBA-së ndërsa punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”, u shpreh Osmani. /Gazeta Enigma/