PDK-ja planifikon ta dërgoj sërish në Kushtetuese Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurise së Pajustifkushme, raporton Gazeta Enigma.
Kështu ka thënë anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, i cili ka theksuar se ky ligj përmbanë shkelje kushtetuese.
“Do ta dërgojmë sepse është shkelje flagrante e Kushtetutës, më së pari shkelje e procedurës qysh është miratuar është bërë pa konsultim publik dhe është miratu në seancë të mbajtur natën dy leximet për një seancë dhe është lënë konsultimi në komisionin parlamentar është lënë një minutë. Dhe nëse na thoni për këtë s’bon me dergu në gjykatën Kushtetuesë, unë mendoj se është e domosdoshme dhe PDK do të qëndroj besnike deri në fund një zotimi që e ka dhënë para qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Gruda për rtv21.