Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme

Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me delegacionin e tij, ka nisur një vizitë në Zagreb të Kroacisë.

Sot, u nënshkruan marrëveshje të rëndësishme ndërmjet dy shteteve.

Të dy vendet nënshkruan marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore./GazetaEnigma/

Related Articles