Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë pritet do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas IHMK-së, në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Vranësira më të dendura parashihen rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindjes. /Gazeta Enigma/