Haxhi Shala pranoi fajësinë, sot mbahet seanca

Haxhi Shala pranoi fajësinë, sot mbahet seanca

Haxhi Shala së fundmi ka pranuar fajësinë, pas marrveshjes së arritur për caktim të dënimit prej 3 vjetësh.

E seanca për marrëveshjen e pranimit të fajësisë do të mbahet sot.

Kjo seancë është paraparë të filloj nga ora 13:00.

Pas kësaj, Dhomat e Specializuara do të mbajnë një konferencë për media.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, është shprehur se Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Haxhi Shala, në marrëveshjen për pranimin e fajësisë, ishin dakorduar për caktimin e dënimit prej 3 vjet burgim për Shalën.

Ajo ka theksuar se ZPS-ja dhe Shala ishin dakorduar që përveç kësaj, ZPS-ja të propozojë që të akuzuarit t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

“Ju keni rënë dakord për caktimin e një dënimi prej 3 vitesh burgim dhe marrëveshja për pranimin e fajësisë- në të thuhet që në shkëmbim të fajit nga ju ZPS-ja do t’i rekomandojë trupit gjykues një burgim prej tre vitesh burg dhe i rekomandon që zotit Shala t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim të DhSK-së”, ka thënë gjykatësja.

Në pajtim me marrëveshjen e pranimit të fajësisë, Mappie Veldt-Foglia ka deklaruar se ZPS-ja pajtohet që të tërheq pikën 1 të aktakuzës, gjë që e konfirmoi edhe Shala.

Shala u njoftua që në rast që aprovohet kjo marrëveshje për pranimin e fajësisë, atij i hiqet e drejta për apelim të vendimeve. Pra, Shala nuk do të ketë mundësi që ta tërheq pranimin e fajit apo të kërkojë ndryshimin e vendimit të dënimit.

Shala ka theksuar se i ka kuptuar dhe pajtohet me atë që jam marrë vesh me avokatin dhe avokati me Prokurorinë.

“Në qoftë se vendimi është mbi tri vite unë do ta apeloj dhe në qoftë se është tri vite e poshtë, jo”, ka thënë Shala. /Gazeta Enigma

Related Articles