Osmani: Llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe

Osmani: Llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe


Presidentja Vjosa Osmani ka folur pas Samitit të BE-së ku ka theksuar se e ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshëm, dhe një mision për të cilin institucionet e Kosovës punojnë cdo ditë, shkruan Gazeta Enigma.

“Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbetet një platformë e rëndësishme për rajonin tonë. Andaj, në biseda me liderë të institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së, theksova se E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për ne mbetet një angazhim i çdoditshëm, Nëse respektohet parimi i meritokracisë, ashtu siç proklamohet, atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkret në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat janë të padrejta dhe joevropiane”, theksoi ajo duke shtuar se “Nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe”.

Osmani tutje theksoi se pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë. / Gazeta Enigma.

Related Articles