Organizatat e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan e kanë cilësuar si proces të padrejtë gjykimin e ish krerëve të UÇK-së në Hagë, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një deklarate të përbashkët, këto organizata theksuan se veprimet e kësaj gjykate po minojnë drejtësinë dhe paqen, duke e konsideruar procesin e saj si të njëanshëm dhe politikisht të motivuar.
”Megjithatë, në vend që të fokusohej në mandatin e saj origjinal, Dhoma e Specializuar ka ndërmarrë veprime që minojnë drejtësinë dhe paqen. Katër vjet më parë, pa aktakuzë, Presidenti i Kosovës u ndalua ndërsa ishte rrugës për në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje paqeje me Serbinë. Ky arrestim kishte për qëllim sabotimin e përpjekjes amerikane për të siguruar paqen në rajon. Që atëherë, nëntë zyrtarë të tjerë të shquar shqiptarë, përfshirë dy ish-Kryetarë të Parlamentit, janë arrestuar—ndërsa asnjë serb nuk është sjellë para drejtësisë nga kjo Dhomë.”, thuhet ndër tjera në reagimin e tyre.
Tutje përmes kësaj letre bëhet thirrje kundrejt liderëve kosovar, Parlamenti i Kosovës dhe Qeverisë së SHBA-së për të ndalur këto padrejtësi. “Kërkohet mbajtja e seancave dëgjimore në Kuvendin e Kosovës dhe heqja e kufizimeve mbi fondet për mbrojtjen ligjore të të ndaluarve”./ Gazeta Enigma.