Është promovuar monografia e parë kushtuar 100-vjetorit të themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, nga autori Esad Ejupi.
Ky libër ka sjellë një përmbledhje të pasur të historisë, sukseseve dhe sfidave që ky klub ka kaluar nga viti 1922 e deri më sot.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tha se ky është një moment historik për sportin dhe kulturën tonë.
Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë personalitete të shumta nga fusha e sportit, kulturës dhe përfaqësues të institucioneve, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministrat Faton Peci e Xhelal Sveçla dhe zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani.
“Kjo monografi, e realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Sportit, është dëshmi e një historie të pasur sportive që frymëzon brezat e rinj. Klubi i Futbollit Prishtina, me të kaluarën e tij të lavdishme dhe momentet kulmore gjatë viteve ’80, vazhdon të jetë simbol i përfaqësimit të Prishtinës dhe Kosovës në sport. Ky botim nuk është thjesht një libër, por një udhëtim në kohë që ngjall emocione për çdo sportdashës”, thuhet në komunikatën e MKRS-së. /Gazeta Enigma