PZAP pranon ankesë nga Lista Serbe, vendimi merret brenda 48 orëve

PZAP pranon ankesë nga Lista Serbe, vendimi merret brenda 48 orëve

Lista Serbe është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Nga PZAP kanë konfirmuar se kanë ka pranuar ankesën dhe do të vendosë brenda 48 orëve, sipas afatit ligjor.

“Ju njoftojmë se kemi pranuar një ankesë nga subjekti politik Lista Serbe dhe PZAP brenda afatit ligjor do të vendosë”, kanë thënë nga PZAP për RTV21.

Ndërkaq, nga Lista Serbe, sot në një konferencë për media kanë konfirmuar se do të paraqesin ankesë, duke e cilësuar këtë vendim si të kundërligjshëm.

“Besojmë se kjo është bërë me urdhër të Albin Kurtit për të penguar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje. Ky vendim nuk ka bazë ligjore dhe është dëshmi se sa shumë dëshiron Kurti të eliminojë serbët nga këto treva. Kurti nuk dëshiron të shohë anëtarë të Listës Serbe në Kuvend, por dëshiron të shohë në të serbë të bindur si Nenad Rashiq”, ka thënë në konferencën për media Zlatan Elek, kryetar i Listës Serbe.

Related Articles