Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi i ka dalë në mbështetje trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës.
Ky i fundit dhe klubi i tij u goditën fort nga Federata e Futbollit e Kosovës me dënime e gjoba të mëdha.
“Njeriu që është duke i dhënë shumë futbollit të Llapit dhe gjithë Kosovës. Respekt Me. Batatina”, shkruan Kabashi në një postim të një fotografie të trajnerit dhe donatorit të Llapit.
FFK-ja dënoi Llapin me 10 mijë euro, kurse Tahir Batatinën me suspendim për katër ndeshje.
Momentalisht, Llapi gjendet në pozitën e parafundit, teksa kanë pasur pakënaqësi të mëdha me mënyrën e referimit të gjyqtarëve.