Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka njoftuar se një grua dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.
Sipas viktimës, për rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj, andaj edhe policia e ka arrestuar atë.
Rasti po hetohet.
“SULM SEKSUAL- Gjilan / 29.12.2024-22:30. Dyshohet se në muajin dhjetor viktima f/k është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar e dërguar në mbajtje, rasti nën hetime.” / Gazeta Enigma.