Ahengjet në Kosovë vazhdojnë të festohen me të shtëna me armë zjarri

Ahengjet në Kosovë vazhdojnë të festohen me të shtëna me armë zjarri

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme, ku në shumë raste kanë pësuar qytetarët.

Kështu edhe mbrëmë u festua në një aheng në Prizren, ku në orët e mesnatës një burrë ka shtënë me armë zjarri.

Policia nga i dyshuari ka konfiskuar armën me të cilën kishte shtënë, si dhe shtatë fishekë e pesë gëzhoja.

Rasti nga Policia e Kosovës është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”.

Related Articles