Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë reshjet e dendura të borës.
Shërbimet e motit parashikojnë që reshjet të sjellin grumbullime bore nga 12.7 cm deri në 25.4 cm, ndërsa në disa zona të izoluara mund të arrijnë deri në 40.64 cm,
Shërbimi Kombëtar i Motit për Baltimore-Ëashington njofton se deri në mesditë pritet një pauzë e shkurtër në reshje, ndërsa bora do të rifillojë me intensitet deri në mbrëmje.
Në Washington DC, shkollat janë mbyllur këtë mëngjes dhe kryetarja Muriel Boëser ka shpallur gjendjen e emergjencës për borën, e cila do të zgjasë deri në fund të së martës.
Aeroporti Kombëtar Ronald Reagan në Washington ka regjistruar disa orë reshje të dendura, me grumbullime prej të paktën 7.62 cm borë që po bien me ritme prej afërsisht një inç në orë, sipas The Washington Post, transmeton Gazeta Enigma.