Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj O.K. për pjesëmarrje në grupin terrorist “Al Nusra” në Siri

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj O.K. për pjesëmarrje në grupin terrorist “Al Nusra” në Siri

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj O.K., pasi ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit, pas mbledhjes dhe analizimit të provave personale dhe materiale, ka vërtetuar se i pandehuri O.K., që nga janari i vitit 2013, i është bashkuar dhe ka marrë pjesë në veprimtarin e grupit terrorist “Al Nusra”, në rrethinë të qytetit të Damaskut të Sirisë.

“Prokurori i shtetit, pas mbledhjes dhe analizimit të provave personale dhe materiale, ka vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i pandehuri O.K, që nga janari 2013, i është bashkuar dhe ka marrë pjesë në veprimtarin e grupit terrorist “Al Nusra”, në rrethinën e qytetit të Damaskut, në shtetin e Sirisë, duke ndërmarr veprime konkrete të caktuara nga udhëheqësit e kësaj organizate, andaj, me këtë edhe e ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 par. 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të rastit.

Related Articles