Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka njoftuar se sot mbahet ceremonia rivarrimit të eshtrave të Xheladin Kabashit, raporton Gazeta “Enigma”.
Hoti përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se më 15 janar 2025, familja e Xheladin Kabashit është njoftuar për identifikimin e tij, i cili ishte në listën e personave të zhdukur që nga lufta në Kosovë.
“Në nëntor 2023, Komisioni bashkë me Policinë e Kosovës dhe IML, ka zhvilluar gërmimet në lokacionin Prekaz, duke u bazuar në hulumtimet dhe raportet analitike. Me ç’rast janë gjetur trupat e 6 individëve”.
“Eshtrat e Xheladin Kabashit, të zhvarrosura nga lokacioni në Prekaz, u konfirmuan përmes procesit të identifikimit ADN. Ky është rasti i 5-të i identifikuar nga ky lokacion”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se varrimi do të mbahet tek varrezat e dëshmorëve në Polac. /Gazeta Enigma/