Ancelotti mohon se do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit

Ancelotti mohon se do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit

Carlo Ancelotti mohoi raportimet se do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit dhe këmbënguli se dëshiron të qëndrojë ‘edhe katër vite të tjera.’

Onda Cero raportoi më herët këtë javë se Ancelotti kishte vendosur të largohej nga Real Madridi në fund të sezonit, një vit para se kontrata e tij në Bernabeu të përfundonte.

Megjithatë, ish-lojtari i kombëtares italiane i hodhi poshtë këto raportime gjatë një konference për shtyp të martën.

“Jo, dua të jem shumë i qartë. Nuk do të vendos një datë për largimin tim, kjo nuk do të ndodhë kurrë,” tha Ancelotti, i cituar nga Marca.

“Një ditë, kjo do të ndodhë, por nuk e di kur. Nuk do të jem unë ai që do ta vendosë. Mund të ndodhë nesër, pas disa ndeshjeve, pas një viti ose pas pesë vitesh. Florentino [Perez] do të vazhdojë këtu për edhe katër vite, dhe qëllimi im është t’i përputh këto katër vite, kështu që të largohemi së bashku”.

Related Articles