Shtetet e udhëhequra nga demokratët, dhe grupet e të drejtave civile kanë ngritur padi për të kundërshtuar urdhrat ekzekutivë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Urdhëra këto të nënshkruara pas marrjes së detyrës, duke përfshirë atë që kërkon të heqë të drejtën e shtetësisë në momentin e lindjes në SHBA.
Një koalicion prej 18 shtetesh të udhëhequra nga Demokratët së bashku me Distriktin e Kolumbisë dhe qytetin e San Franciskos e ngritën një padi, duke argumentuar se përpjekja e presidentit republikan për t’i dhënë fund të drejtës për shtetësi në momentin e lindjes, është një shkelje flagrante e Kushtetutës së SHBA-së, raporton Reuters, transmeton Gazeta Enigma.
“Prokurorët e përgjithshëm të shtetit janë përgatitur për veprime të paligjshme si ky, dhe padia e menjëhershme e sotme i dërgon një mesazh të qartë administratës Trump se ne do të mbrojmë banorët tanë dhe të drejtat e tyre themelore kushtetuese”, ka thënë në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm i Nju Xhersit, Mattheë Platkin.
Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur ende një kërkese për koment.
Paditë, të cilat u ngritën të gjitha në gjykatat federale në Boston ose Concord, Neë Hampshire, synojnë goditjen ndaj politikave të imigracionit të Trumpit, përmes një urdhëri që i urdhëron agjencitë federale të mos njohin nënshtetësinë amerikane për fëmijët e lindur në Shtetet e Bashkuara për nënat që janë në vend në mënyrë të paligjshme, ose janë të pranishme përkohësisht, si p.sh. mbajtëset e vizave, dhe baballarët e të cilëve nuk janë shtetas ose banorë të përhershëm të ligjshëm.
Priten edhe më shumë padi nga shtetet e udhëhequra nga demokratët dhe grupet e avokimit që sfidojnë aspekte të tjera të agjendës së Trumpit. /Gazeta Enigma