Koalicioni për familje në vendimit e një shkurtit është dënuar me 7 mijë e 600 euro, për gjuhën e përdorur ndaj komunitetit LGBTQ+, që sipas PZAP-së është urrejtëse ndaj një komuniteti të caktuar dhe ka për qëllim ofendimin, denigrimin dhe përçmimin e këtij komuniteti.
Dy organizata të shoqërisë civile, CEL Kosova dhe Dylberizëm, u ankuan për gjuhën e përdorur nga kandidatët për deputetë nga ky koalicion.
Kjo për një deklaratë të bërë nga kandidati, Eman Rrahmani, i cili sipas PZAP-së është në kundërshtim me Kodin e Mirësjelljes.
Koalicioni për familje edhe gjatë ditës së djeshme është dënuar me 7 mijë e 500 euro, për gjuhën e përdorur ndaj komunitetit LGBTQ+.