Mot me diell dhe vranësira, këto janë temperaturat maksimale për sot

Mot me diell dhe vranësira, këto janë temperaturat maksimale për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë të diel në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe periudha me diell, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas IHKM-së, temperaturat minimale pritet të jenë nga 0 gradë deri në 2 gradë Celsius, kurse maksimat e ditës do të lëvizin nga 8 gradë Celsius e deri në 11 gradë.

“Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 3 metër për sekond”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Gazeta Enigma/

Related Articles