Hamza në Gjilan: Ne kryejmë punë, kemi vizionin për zhvillim ekonomik

Hamza në Gjilan: Ne kryejmë punë, kemi vizionin për zhvillim ekonomik

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, bashkë me kandidatët për deputet nga Gjilani, kanë mbajtur tubim me qytetarët në këtë komunë, shkruan Enigma.

Hamza në fjalën e tij tha se Partia Demokratike e Kosovës e ka programin dhe ekipin më të mirë qeverisës.

“Ne i mbajmë premtimet, ne kryejmë punë”, tha Hamza.

Tutje, ai premtoi se do t’i përkrahin bizneset dhe se vizioni i tyre qeverisës është për zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjithashtu, ai tha se do të punojnë në të mirën edhe të sektorit privat, në rritjen e rrogave.

Related Articles