Kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të PZAP-së që hodhi poshtë një ankesë të LVV-së, ku Hoti kishte përmendur ffjalën “dieltant” në një tubim.
Hoti tha se “nuk dorëzohemi përballë propagandës së LVV-së”.
“Përdorimi i fjalës “diletant” në postimin tim në Facebook, për të cilin LVV është ankuar në PZAP, nuk ka pasur qëllim fyes, kërcënues apo tentim për nxitje të urrejtjes”, shkroi Hoti në një postim në Facebook.
“Për sqarim të opinionit, fjalori i gjuhës shqipe thotë:
diletánt,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t)
1. amator.
2. me kuptim keqësues; ai që merret me veprimtari në fushën e shkencës, të artit etj. pa pasur përgatitjen e nevojshme: ra në duar diletanti”.
“Kjo është një fjalë konform lirisë së shprehjes dhe, si e tillë, është plotësisht e drejtë e garantuar nga Kushtetuta. Nuk jam fajtor pse këta nuk e kuptojnë fjalorin e pasur të gjuhës shqipe. Drejtësia triumfon”, u shpreh në fund Hoti. /Gazeta Enigma