Kanë përfunduar dy ndeshjet në program të Albi Superligës me dy ndeshje interesante që u zhvilluan – ajo mes KF Llapit të rrezikuar për të rënë nga Superliga kundër Gjilanit dhe FC Prishtinës që luajti kundër Suharekës. Gjilani ka fundosur edhe më shumë Llapin duke e mposhtur me rezultat 0-1. Prishtina ka barazuar me Suharekën në kryeqyteta me rezultat 2-2
KF Llapi – Gjilani – 0-1
Një ndër ndeshjet më interesante të kësaj jave në Albi Superligën e Kosovës ishte ajo në mes të KF Llapit dhe Gjilanit. Dy skuadrat e nisën këtë përballje nga pozitat nëntë respektivisht 6, me skuadrën e Tahir Batatinës nga Podujeve që jashtë çdo parashikimi mbetet në zonën për të rënë nga Albi Superliga për këtë sezon. Pjesa e parë në këtë ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë – me Llapin që ishte më kërkues por Gjilani nga ana tjetër arriti që të mbrohet mirë. Pjesa e dytë filloi shumë më mirë për Gjilanin të cilët shënuan që në minutën e 63-të te ndeshjes. Ishte Bilalli ai që shënoi për mysafirët. Ky gol doli të jetë gol i tri pikëve për Gjilanin, me të cilën fitore ata marrin 24 pikë për të qëndruar në vendin e 6-të. Ndërkohë Llapoi fundoset edhe më shumë duke qëndruar në vendin e parafundit me 18 pikë.
FC Prishtina – Suhareka 2-2
Prishtina vazhdon të synojë këtë sezon që të kap njërën prej tri pozitave të parë që dërgojnë në gara europiane, derisa të njëjtat synime i ka edhe Suhareka që është vetëm një pozitë më poshtë se Prishtina – në vendin e pestë. Pjesa e parë ishte mjaftë interesante ku u shënuan dy gola. Fillimisht në minutën 38-të për Prishtinën shënoi Leutrim Susuri derisa pak para përfundimit të pjesës së parë – në minutën e 44- Suhareka barazoi rezultatin me anë të një autogoli të Limanit. Pjesa e dytë filloi shumë më mirë për mysafirët ku Zeka shënoi gol që në minutën e 57-të. Prishtina barazoi rezultatin në minutën e 80-të të ndeshjes. Përsëri ishte Leutrim Kryeziu ai që shënoi për Prishtinën. Ndeshja përfundoi me këtë rezultat me Prishtinën që mbetet në vendin e katër me 28 pikë, dy më shumë së Suhareka e cila është në vendin e 5-të me 26 pikë.