Sondazhi i Albanian Post: LVV e para, PDK e dyta, LDK e treta

Sondazhi i Albanian Post: LVV e para, PDK e dyta, LDK e treta

Menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimtit në ora 19:00 Albanian Post ka publikuar rezultatet e exit pollit që kanë realizuar sot, raporton Gazeta “Enigma”.

Rezultatet e EXIT POLL-it të realizuar nga Albanian Post, e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit me 37% , ndërsa PDK me 23% , kurse LDK-ja me 20 % dhe AAK me 8%.

Baton Haxhiu para publikimit të rezultateve përfundimtare ka deklaruar se marzha e gabimit mund të jetë deri në 1.5% në rezultatet e exit pollit që realizuan ata.

“Lajmi është se në Kosovë nuk do të ketë asnjë parti që do të mund të formojë qeverinë e vetme. Lajmi i dytë është se koalicioni është i domosdoshëm, dhe lajmi i tretë është se kushdo që dëshiron të zgjedhë presidentin në të ardhmen, do të duhet të bëjë kompromise të shumta apo të jashtëzakonshme për të formuar koalicionin”, ka thënë Haxhiu./Gazeta Enigma/

Related Articles