“Qele guri gojën” – Dy ministrat e VV-së s’e komentojnë rezultatin aktual të zgjedhjeve

“Qele guri gojën” – Dy ministrat e VV-së s’e komentojnë rezultatin aktual të zgjedhjeve



Dy ministrat, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku nuk janë deklaruar për media, ndonëse qendrat e votimit tashmë janë mbyllur, shkruan Gazeta Enigma.

Ministri i i Financave, Hekuran Murati, nuk deshi të komentojë rezultatet por meqenëse nuk kishte nga t’u ikte gazetarëve tha, “besoj që këtë e dëshmon numrimi i votave në kuti”…., kur u pyet për rezultatet e sondazheve.

Ndërsa, ministri i kulturës Hajrulla Çeku, u tha gazetarëve të “kenë durim” për rezultatet, duke mos dashur as ai të flasë për këtë temë.

Related Articles