Çka tha Kurti mbrëmë pasi e shpalli fitoren, opozitën i quan “hajvanë”

Çka tha Kurti mbrëmë pasi e shpalli fitoren, opozitën i quan “hajvanë”

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, mesnatën e mbrëmshme ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Gazeta Enigma.

E pasi i ftoi gjithë ata që e votuan në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë deklaroi se procesi zgjedhor ishte demokratik e paqësor, duke shtuar se i falënderon autoritetet për angazhimin.

“Procesi zgjedhor ka qenë proces demokratik, i cili nuk ka pasur incidente. E falënderoj edhe policinë edhe mekanizmat, por kështu ndodh kur është Qeveria jonë. Kur ekzekutivi jemi ne, s’ka incidente e procesi demokratik është cilësor, i vërtetë,  i lirë i ndershëm”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se asnjëherë s’është bërë më tepër luftë se ndaj kësaj qeverie, porse i quajti ata “hajvanë”.

“E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit…Kurrë s’është bërë më tepër luftë se ndaj kësaj qeverie. Me oligarkë që japin para pa hesap, e me opozitë që bëjnë marrëveshje edhe me dreqin kundër qeverisë sonë. Edhe prapë se prapë kanë humbur, kanë me mbet opozitë sepse nuk ia duan të mirën as shtetit e as popullit”, ka deklaruar Kurti.

Related Articles