Qeveria e Kosovës ka prezantuar logon zyrtare për 17-vjetorin e Pavarësisë dhe programin për manifestimet shtetërore.
Nga ekzekutivi kanë njoftuar se aktivitete të shumta do të organizohet me rastin e pavarësisë.
Dita do të nisë me mbledhjen festive të Qeverisë, e ndjekur nga ngritja e flamurit dhe homazhe për personalitete të rëndësishme historike, si Adem Jashari, Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçi.
Edhe një koncert festiv nga Filharmonia e Kosovës do të nisë nga ora 20:00. / Gazeta Enigma.