Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e golashënuesit më të mirë në “Euro 2020”. Pavarësisht që Portugalia u eliminua në 1/16 e finales nga Belgjika, Ronaldo mbeti golashënuesi numër një.
Me pesë gola dhe një asistim, portugezi ishte i pari në listën e golashënuesve. Pas tij u rendit Patrick Shcick që gjithashtu kishte shënuar pesë gola, mirëpo nuk kishte asistime. Ndërkohë, Italia fitoi Kampionatin Evropian, pasi mposhti Anglinë në penallti (3 – 2).