Kreu i EULEX-it për sulmin në Banjskë: BE ka dënuar vazhdimisht sulmet

Kreu i EULEX-it për sulmin në Banjskë: BE ka dënuar vazhdimisht sulmet

Kreu i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano është deklaruar rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe për rastin e sulmit në Banjskë që BE po vazhdon të hetojë këtë rast ende, raporton Gazeta “Enigma”.

Barbano tha se BE vazhdimisht i ka dënuar këto sulme dhe thotë se kërkon që përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Ai gjithashtu tha se BE vazhdimisht ka shprehur nevojën që hetimet të përfundojnë sa më shpejtë.

“EULEX-i dhe Komuniteti Ndërkombëtar po e marrin jashtëzakonisht seriozisht incidentin dhe hetimet përkatëse. Dëshiroj të kujtoj se BE-ja i ka dënuar vazhdimisht sulmet në termat më të ashpër të mundshëm dhe vazhdimisht ka shprehur nevojën që hetimet të përfundojnë me shpejtësi dhe të gjithë përgjegjësit të mbahen përgjegjës”.

“Megjithatë, që nga përshtatja e mandatit tonë në vitin 2018, Misioni nuk kryen asnjë lloj hetimi penal, dhe roli ynë kryesisht fokusohet në një monitorim të fuqishëm të trajtimit të rasteve nga autoritetet e Kosovës përgjatë gjithë zinxhirit të sistemit të drejtësisë penale”, tha ai për portalin zviceran Le Canton27.ch.

Related Articles