Kryeministri i vendit Albin Kurti, në trevjetorin e agresionit rus në Ukrainë ka thënë se kjo ngjarje ka shkaktuar vuajtje të pamasë atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre dhe ka tronditur Evropën dhe botën demokratike, raporton Gazeta “Enigma”.
Kurti përmendi solidaritetin e Kosovës me tragjedinë ukrainase, duke theksuar pritjen që u ka bërë Kosova gazetrëve ukrainas dhe dërgimin e pajisjeve ushtarek si ndihmë atje.
“Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci”, ka shkruar Kurti në X.
“Sot është përvjetori i tretë i pushtimit rus të Ukrainës – një ngjarje që ka shkaktuar vuajtje të pamasë atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre dhe ka tronditur Evropën dhe botën demokratike. Në Kosovë, një vend që është përballur gjenocid, ne e kuptojmë thellë dhimbjen dhe rezistencën e popullit ukrainas. Solidariteti ynë nuk është vetëm me fjalë, por edhe me veprime – të presim gazetarë ukrainas në vendin tonë, të dërgojmë pajisje ushtarake dhe së bashku me aleatët tanë si Britania e Madhe, të kontribuojmë në trajnimin e ushtarëve ukrainas. Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci” ka shkruar ai.